Kompania me licencë të rreme fitoi 90 tenderë

Një kompani për mirëmbajtjen e ashensorëve ka arritur të marrë deri në 90 tenderë nga institucionet shtetërore për mirëmbajtjen e ashensorëve, pa certifikatë të vlefshme pune. Komisioni për Anti-korrupsion thotë se kompania jo vetëm që në aplikimet e sak ka dorëzuar certifikatë të rreme të standardit ISO, por ka falsifikuar dhjetëra nënshkrime nëpër dokumentet e saj.

Anëtari i këtij komisioni, Vlladimir Georgiev, tha se situata u zbardh në rastin e përpjekjes së kësaj kompania për të fituar tender në Spitalin e Qytetit të Shkupit. Kompania kishte falsifikuar lejet, sikur ato të ishin të akredituara nga një kompani tjetër në Shkup, por me qendër në Kroaci. Pas kontaktimit me kompaninë nga Kroacia, i pa qartë se lejet e dhëna në Shkup ishin falsifikim i pastër, shkruan Alsat.

“Pas kontaktit me drejtorin e kompanisë nga Kroacia, kërkuam informata shtesë, ku na konfirmoi se të gjitha certifikatat ISO që janë përdorur për pjesëmarrje në tenderin e shpallur nga Spitali i qytetit në Shkup janë të falsifikuara. Në kontrollin e sistemit për furnizime publike, po ashtu, mund të konfirmohet se në periudhën nga vitit 2018 deri në vitin 2022 ky operator ekonomik që ka përdorur certifikatë ISO ka marrë rreth 90 tenderë për servisimin, montimin dhe furnizim me ashensorë, duke përfituar pasuri, tha Vlladimir Georgievski, anëtar i Anti-Korrupsionit./Alsat.mk

Read Previous

iOS 15.4 vjen me disa ikona të reja

Read Next

Kulla Eiffel zgjatet për 6 metra