Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll me vonesë prej 45 minutave në stërvitje

Trafiku sërish është problem kryesor për kombëtaret që vijnë në Tbilisi, për të sfiduar kombëtaren e Gjeorgjisë në futboll.

Nëse më 10 qershor, kombëtarja e Bullgarisë përjetoi një mankth të madh kur një futbollist u lëndua gjatë aksidentit të autobusit në një nga rrugët e Tbilisit, një vonesë të gjatë e kishte edhe përfaqësuesja e Maqedonisë.

Ajo prej hotelit e deri te stadium kishte vonesë prej 45 minutave, me çka u vonua dhe u shkel termini i paraparë i konferencës për shtyp dhe pastaj edhe stërvitjes. Mirëpo në fillimm tkonferencës, trajneri Blagoja Milevski qetësoi të gjithë për vonesën dhe kërkoi falje.

Shtrohet vetëm një pyetje: Si është e mundur kjo vonesë kur autobusi i përfaqësuesve të futbollit është nën përcjellje të policisë, e cila ka për detyrë që të pastrojë rrugën që futbollistët dhe stafi teknik, por edhe të tjerët në autobus, të arrijën drejt destinimit të shtruar./Botasot/

Read Previous

Mblidhen nënshkrimet për shkarkimin e presidentit të Malit të Zi

Read Next

Kuvendi nuk miraton Rezolutën e propozuar nga PDK-ja për grevën në arsim