Kuvendi nuk miraton Rezolutën e propozuar nga PDK-ja për grevën në arsim

Kuvendi i Kosovës pas debatit për grevën në arsim nuk ka miratuar Rezolutën për grevën në arsim, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

67 deputetë kanë votuar në këtë pikë, 22 pro Rezolutës, 39 kundër dhe 16 abstenime.

“Konstatoj që nuk kanë kjo Rezolutë e Grupit parlamentar të PDK-së”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ndryshe, greva në arsim ka hyrë në javën e katërt të saj.

Pavarësisht takimeve që janë mbajtur nuk është gjetur zgjidhje për daljen nga greva dhe rreth 300 mijë nxënës kanë mbetur jashtë bankave shkollore. /Telegrafi/

Read Previous

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll me vonesë prej 45 minutave në stërvitje

Read Next

E premtja plot spektakël në Ligën e Kombeve, gjithë sytë te dueli Itali-Angli