Kombëtarja e Kosovës në basketboll përballet sonte me Norvegjinë

Sonte me fillim nga ora 19:00, në palestrën sportive “Minatori” të Mitrovicës Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të përballet me Norvegjinë.

Ndeshja e sotme është e vlefshme për fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025, ku Kosova pozicionohet në Grupin C së bashku me Norvegjinë e Danimarkën, përcjell KosovaPress.

Tashmë, të tri kombëtaret si ajo e Danimarkës, Kosovës dhe Norvegjisë kanë nga një fitore e një humbje në Grupin C.

Dardanët kanë një fitore ndaj Danimarkës me rezultat 78:73 dhe një humbje nga Norvegjia me rezultat 86:77.

Motivimi është i madh në kampin e “Dardanëve” duke shpresuar në fitore dhe përkrahjen e tifozëve, siç i kanë mbështetur gjithmonë.

Read Previous

Elon Musk i siguron internetin Ukrainës, edhe kur rusët të ia ndalin

Read Next

Më shumë se 43 mijë ukrainas hynë në Rumani që nga fillimi i luftës me Rusinë