Kolona të gjata në Vërmicë, kosovarët nisen drejt bregdetit shqiptar

Në pikën kufitare të Vërmicës janë krijuar kolona të gjata.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në dalje të Kosovës janë krijuar kolona deri në 150 metra.

Si duket kosovarë ia kanë mësyer edhe këtë vikend pushimeve në Shqipëri.

Kujtojmë se vetëm në fillim të muajit qershor në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan mbi 30 mijë pushues nga Kosova që iu drejtuan bregdetit shqiptar. /KultPlus.com

Read Previous

Zvicër/ Hera e fundit me kaq shumë reshje shiu para 34 vitesh

Read Next

149 raste aktive me COVID-19 në Kosovë