Ronald Koeman, trajneri i Holandës, foli për NOS pas humbjes 1-0 në Ligën e Kombeve kundër mGjermanisë: “Kundërshtarët ishin më të mirë, më të shpejtë dhe fizikisht më të fortë se ne. Nuk ishte paraqitje e bukur, por kjo nuk më tremb mua. Është karakteristikë e kësaj skuadre.
Ne u kthyem shumë prapa, nuk ishte ky plani. Duhej të bënim presion në anën e djathtë të fushës, por nuk e di nëse kjo nuk ndodhi për shkak frike. Ne nuk ishim të mirë në mesfushë. Në pjesën e dytë mund të shihni se sa e vështirë ishte për gjermanët të përballeshin me Holandën. Sidoqoftë, gjermanët ishin më solidë dhe bënë më mirë me topin.
Tani do të luajmë për vendin e dytë në ndeshjet kundër Hungarisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Nuk e shoh si kënaqësi këtë objektiv të mbetur në grup, port të paktën do të luajmë për diçka në dy ndeshjet e fundit”. /Telesport.al/