I praktikuar nga koreanët në vitet e ’40, arti marcial i teakwonodon që nga viti 2009, praktikohet edhe tek klubi “Dearti” në Gjakovë, sport apo art marcial për të cilin sipas mjeshtrit të këtij sporti Dervish Delijaj, interesimi për t’u marrë me të është i madh dhe fillon që nga mosha 4 vjeçare e lart.
E nga interesimi i madh për t’u marrë me këtë sport, vijnë edhe sukseset e klubit, të cilët përveç garave vendore marrin pjesë edhe në garat ndërkombëtare, ku si të arritur më të veçantë mjeshtri Delijaj, e sheh pjesëmarrjen e klubit në kampionatin e Kosovës në Teakwondo.
Garuesit e këtij klubi, pjesëmarrjen e radhës në një garë presin që ta bëjnë në garën e ashtuquajtur mbarëkombëtare, që pritet të zhvillohet në dhjetor të këtij viti në Tiranë.
Kujtojmë që taekwondo është një sport që karakterizohet nga lëvizjet e shumta trupore dhe që kërkon një përgatitje të lartë fizike dhe psiçike.