Klopp nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Jurgen Klopp ka nënshkruar sot kontratë të re me Liverpoolin që do ta mbajë atë deri në vitin 2026 në “Anfield Road”.

Klopp dhe stafi i tiji afërt kishin kontratë deri në vitin 2024 dhe besohet se ata e kanë zgjatur marrëveshjen edhe për dy vjet.

Prej kohësh pritej që Klopp, i cili mori drejtimin në tetor 2015, të largohej nga Liverpool dhe të merrte pushim pas sezonit 2023-24.

Lajmin e ka bërë të ditur David Ornstein nga The Athletic.

Mike Gordon, presidenti i pronarëve të Liverpool-it, Fenway Sports Group, ishte i pranishëm të mërkurën mbrëma teksa djemtë e Klopp mundën Villarrealin 2-0 në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mendohet se ai ishte atje për të ndihmuar në përparimin e një marrëveshjeje të re me Klopp, transmeton lajmi.net.

Pronarët e Liverpool-it kanë qenë të vendosur të mbajnë Klopp përtej kushteve të tij ekzistuese dhe bënë lëvizjen e tyre pas indikacioneve që ai dëshironte të bënte të njëjtën gjë.

Liverpool tashmë ka fituar Kupën Carabao, është një pikë prapa Manchester Cityt në krye të Premierligës, do të garojë në finalen e FA Cup dhe është në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Klopp fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën me Liverpool-in në vitin 2019, përpara se të fitonte titullin e Premier League në 2020. /Lajmi.net/

Read Previous

Fushata për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve pritet të vazhdojë edhe për 6 vjet

Read Next

Kërkohet rifunksionalizimi i mullirit 300 vjeqar në fshatin Cërmjan