Avokati Ardian Bajraktari: Projektligji për Specialen nuk mund të votohet në lexim të dytë pa kaluar afati 72-orësh

Avokati Ardian Bajraktari, ka folur rreth votimin në lexim të dytë të ndryshimit të Ligjit për Specialen.

Bajraktari deklaroi se Rregullorja e Punës së Kuvendit, ka vendosur siç tha ai limite minimale.

“Neni 85 dhe 86, përcakton që një Projektligj nuk mund të shqyrtohet 48 orë nga momenti kur ju shpërndahet deputetëve në lexim të parë dhe nuk mund të kalohet në lexim të dytë 72 orë pa kaluar afati i miratimit në lexim të parë, përveç nëse kemi gjendje emergjente të shpallur ose gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh avokati. /Klankosova.tv/

Read Previous

Lladrovci: Mos e lëndoni historinë e shtetit as vlerat mbi të cilat u ndërtua!

Read Next

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me disa superduele