Fushata për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve pritet të vazhdojë edhe për 6 vjet

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në komunën e Gjakovës për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve ka rritje të interesimit për regjistrim të përbashkët. Udhëzimi administrativ për këtë kategori ka lehtësira financiare dhe kjo mund të ketë ndikuar që të ketë interesim më të madh thonë zyrtarë të këtushëm, teksa sipas informatave kjo fushatë pritet të vazhdojë edhe për 6 vitet e ardhshme.

Të dhënat nga kjo drejtori për 5 vite tregojnë që janë regjistruar afër 1500 lëndë në emër të dy bashkëshortëve ku vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 367 lëndë.

Read Previous

Biden: Pasuritë e sekuestruara të oligarkëve rusë të përdoren për të kompensuar Ukrainën

Read Next

Klopp nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin