Biden: Pasuritë e sekuestruara të oligarkëve rusë të përdoren për të kompensuar Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet t’i kërkojë Kongresit miliarda dollarë, shpenzime shtesë amerikane për të mbështetur ushtrinë e Ukrainës. Gjithashtu ai do të propozojë përdorimin e aseteve të sekuestruara të oligarkëve rusë për të kompensuar Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë tha se zyrtarët do të kërkojnë shumën e plotë që ata presin të kenë nevojë deri në shtator për të mbështetur operacionet ushtarake të Ukrainës, si dhe ndihmën humanitare dhe ekonomike, tha zëdhënësja Jen Psaki.

Paketa e propozimeve do të krijonte autoritete të reja për të goditur evazionin e sanksioneve dhe do të krijonte gjithashtu protokolle sesi fondet e sekuestruara mund të përdoren për të ndihmuar Ukrainën në rindërtimin.

Propozimi i Biden do t’i mundësonte SHBA-së të përdorë të ardhurat nga shitja e aseteve të sekuestruara të oligarkëve rusë të sanksionuar “për të korrigjuar dëmet e agresionit rus ndaj Ukrainës”. /abcnews.al

Read Previous

Ambasada amerikane rithekson deklaratën e Donfried: SHBA do të kujdeset për sigurinë në Kosovë

Read Next

Fushata për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve pritet të vazhdojë edhe për 6 vjet