Kërkohet rifunksionalizimi i mullirit 300 vjeqar në fshatin Cërmjan

Është mbuluar nga shkurret dhe mezi mund të dallohet se dikur ky ka qenë mulli.

Pronari thotë që  ky mulli është i vjetër 300 vjet teksa shton se është i vetmi i këtij lloji në regjionin e Dushkajës dhe si i tillë ka qenë në shërbim të shumë familjeve aty.

Në këtë mulli kanë qenë të punësur rreth 30 persona të cilët kanë siguruar jetesën e familjeve të tyre. Pronari thotë që ka bërë kërkesa të vazhdueshme për resatuarimin dhe funksionalizimin e këtij mulliri por asnjëherë nuk i janë marrë parasysh kërkesat e tij.

Gjeka tha që nëse ky mulli do të funksionalizohet, do të përmirësohet ekonomia e shumë familjeve të kësaj pjese.

Në vitin 2014 Mulliri i Cërmjanit ishte bërë pjesë e listës së Trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme.

Read Previous

Klopp nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Read Next

Përzgjedhja e Kryeprokurorit përfundon në Gjykatën Kushtetuese