Klopp: Guardiola, trajneri më i mirë në botë

Për Klopp, City është skuadra më e mirë në botë, kurse Guardiola trajneri më i mirë.

Manchester City është rikthyer të dominojë këtë sezon në Premierligë, derisa ditë më parë shkroi historinë duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Pep Guardiola ka ndërtuar një skuadër kampionësh që ia ka lakmi edhe rivali i tij, Jurgen Klopp.

“City ka trajnerin më të mirë në botë. Ka skuadrën më të mirë dhe trajnerin më të mirë, është një formulë e mirë suksesi”, tha ai.

City tashmë e ka fituar Kupën dhe Premierligën në Angli, derisa synon edhe trofeun e Champions League që me 29 maj do ta kërkojë atë në përballjen me Chelsean./eo/

Read Previous

Arrestohet i dyshuari, sulmoi nënën e vet

Read Next

Nuk duhet anashkaluar pushimi i drekës në punë