Përvoja e Jurgen Klopp-it si Shefi i Futbollit Global te “Red Bull”-it ka nisur zyrtarisht. Trajneri gjerman me shumë tituj, një nga figurat më ikonike dhe më të njohura në futbollin ndërkombëtar, nuk e fshehu emocionin dhe entuziazmin për perspektivën për të punuar, për herë të parë në karrierë, në një kompani unike si ajo austriake.
“Red Bull”-i, një galaktikë e përbërë nga klube të ndryshme në mbarë botën, në harmoni me kontekstin multi-sportive dhe vizionin global të markës, e cila, duke u fokusuar në lidershipin e Klopp-it, synon më shumë se kurrë të krijojë pasion mes tifozëve, argëtim në fushë dhe vlera sportive.
“Dua që, kur publiku të na shohë duke luajtur, të jetë menjëherë e qartë për të gjithë se ne jemi ‘Red Bull’, edhe pa lexuar emrin në fanellë”, tha Klopp-i.
“Ajo që dua të bëj është ta çoj futbollin në një nivel më të lartë, për klubet tona, për lojtarët tanë, për ekipet e të rinjve, por edhe për të mirën e vetë disiplinës”.
“Rritja e futbollit është një përgjegjësi e rëndësishme dhe në të njëjtën kohë të kesh sukses me ‘Red Bull’-in në planin afatgjatë, është një sfidë që më intrigon shumë”, shtoi gjermani.
Klopp-i filloi stërvitjen në Gjermani, te Mainz, në 2001. Ai më vonë e lidhi emrin e tij në një mënyrë të veçantë me Borussia Dortmund-in dhe Liverpool-in.
Lista e tij e sukseseve përfshin fitoret e Premier League, Bundesliga, Champions League, FA Cup, Kupën e Gjermanisë dhe Kupën e Botës për Klube FIFA.
Roli i tij i ri te “Red Bull”-i është roli i tij i parë pas lamtumirës emocionale si menaxher i Liverpool-it në maj 2024.
Duke u mbështetur në përvojën e tij, ai do të punojë për të sjellë një vizion strategjik në futbollin “made in Red Bull”.
Në karrierën e tij si trajner, Klopp-i u ka dhënë gjithmonë besim lojtarëve të rinj dhe mezi pret të vazhdojë punën e tij për rritjen e talenteve të futbollit te “Red Bull”-i. /Albanianpost.com