Klinika e rinovuar e Kardiokirurgjisë me investim 750 mijë euro

Është bërë përurimi i renovimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, i cili përfshin investim prej 750 mijë eurove.

“Është rritur për 9 numri i shtretërve, në kujdes intensiv nga 4 në 10, ndërkaq në repart nga 14 në 17. Gjithashtu janë zonat e filtrimit të cilat parandalojnë infeksionet intraspitalore”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Ai ka shtuar 200 metra katrorë e pashfrytëzueshme është futur në funksion pas rinovimit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se edhe shërbimet do të jenë më cilësore pas këtij rinovimi. Ka përmendur si sfidë zhvendosjen e pacientëve gjatë procesit.

“Do të vazhdojmë klinikë pas klinike dhe mos ndaljen e shërbimeve pas gjithë investimeve në QKUK por edhe në spitalet e përgjithshme”, ka thënë i pari i shëndetësisë. /RTK/

Read Previous

FSK në kërkim të helikopterëve

Read Next

​Konfiskohen sasi e madhe e armëve në një fshat