Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.
Në mesin e këtyre zyrtarëve është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se në bankë ka vetëm 529 euro e 26 cent.
Kurse bashkëshortja e tij ka 10 mijë euro në bankën DNB në Norvegji.
Kurti gjithashtu ka deklaruar detyrimet që i ka.
Njëkohësisht i pari i vendit ka deklaruar edhe të hyrat vjetore që merr nga bashkëshortja e tij dhe që arrijnë shifrën prej 3 mijë e 915 eurove.
/Gazeta Sinjali/