Kjo është gjendja e zyreve civile në komunën e Gjakovës

Në komunën e Gjakovës funksionojnë 11 zyre të gjendjes civile. Drejtori për punë të përgjithshme administrative, Nikollë Lleshi tha se përkundër situatës me pandeminë gjendja e tyre është e mirë.

Qytetarë të lagjes Orize kanë paraqitur ankesa për mosfunksionimin e zyrës në këtë rajon. Drejtori Lleshi sqaron se ka pasur vështirësi të vogla por prapë se prapë zyra është funksionale dhe shumë shpejt do të ofrojë shërbimet në mënyrë digjitale.

Për sa i përket fshatrave drejtori Lleshi theksoi se punëtorët atje shpesh ndërrohen në mënyrë rotative dhe barten në qytet për të mos lënë zbrazëti. Ndërsa synim  i këtij dikasteri  janë shërbimet cilësore dhe të  shpejta për të gjithë qytetarët e Gjakovës.

Read Previous

21 të vdekur në garën e vrapimit në Kinë

Read Next

Përveç fytyrës, këto janë katër zonat që kanë nevojë patjetër për krem mbrojtës nga dielli