Ukraina është lejuar të rrëzojë aeroplanët e Moskës mbi territorin rus me armë amerikane që nga shpërthimi i luftës, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se “Ukraina mund të rrëzojë aeroplanët rusë që përbëjnë një kërcënim të afërt. Ata e kanë këtë leje që nga fillimi i luftës”, shkruan Sky News.
Sqarimi u dha për shkak të konfuzionit rreth vendimit të fundit të Uashingtonit për të lehtësuar rregullat për armët e furnizuara nga SHBA-ja që godasin objektivat ushtarake në tokën ruse.
Presidenti amerikan, Joe Biden dha autorizimin për sulmet në një bazë të kufizuar për të ndihmuar Kievin të mbrohet kundër avancimeve të forcave të Kremlinit drejt Kharkiv. /abcnews.al