Kina shënon rekord, viti 2023 më i nxehti në histori

Viti që lamë pas ishte më i nxehti për Kinën, si pasojë e valëve të të nxehtit dhe fenomene të tjera ekstreme të motit të nxitura nga kriza klimatike.

Ngrohja e jashtëzakonshme e Kinës i bëri jehonë tendencave globale, teksa shkencëtarët konfirmuan se viti 2023 do të jetë zyrtarisht viti më i nxehtë i regjistruar, si rezultat i efekteve të kombinuara të El Nino dhe ndryshimeve klimatike.

Temperatura mesatare në Kinë vitin e kaluar ishte 10.7 gradë Celsius, më e larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, sipas Qendrës Kombëtare të Klimës.

Kështu, 2023 thyen rekordin e mëparshëm prej 10.5°C të vendosur në vitin 2021. Në të gjithë vendin, 127 stacione meteorologjike regjistruan temperatura rekord.

Nga ana tjetër, Kina regjistroi gjithashtu edhe temperatura të ulëta rekord më 22 janar, kur temperaturat në qytetin Jintao në Mohe, provinca verilindore Heilongjiang shënuan -53°C.

/abcnews.al/

Read Previous

Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

Read Next

Reparti i Pediatrisë në spitalin “Isa Grezda” me fluks të lartë të pacientëve