Kina ia heq vizat Shqipërisë

Nuk do të ketë më asnjë pengesë vizash mes Kinës dhe Shqipërisë.

Kështu ka bërë me dije kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në median sociale Facebook ka shkruar se brenda një muaji, do të hapet tërësisht rruga për udhëtarët shqiptarë, të cilët duan të vizitojnë lindjen e largët.

“Lajmi i mirë. Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, shkruan kreu i Qeverisë.

Së fundmi, pas tre vitesh izolim, Pekini zyrtar i ka hapur kufijtë për vizitorët, por është duke u përballur edhe me një fluks të shtuar të pandemisë COVID-19.

Disa vende, kanë marrë mbi këtë premisë masa për të kërkuar tampon për çdo person që vjen nga Kina.

Ndërsa, për Shqipërinë, një vendim i tillë ene nuk është marrë. /Albanianpost.com

Read Previous

Elon Musk: Instagram “i çon njerëzit në depresion” dhe Twitter “i zemëron ata”

Read Next

Osmani e Konjufca vizitojnë familjen Gërvalla: Liria mbanë emrat edhe të Jusufit, Bardhoshit e Kadriut