Kievi është goditur të martën nga sulmet më të rënda në javë të tëra, duke lënë 16 të vdekur dhe të paktën 55 të plagosur, kanë njoftuar autoritetet ukrainase.
Banorët e Kievit kanë dëgjuar sirena të forta nga e hëna vonë deri në orët e para të mëngjesit të së martës, duke e bërë atë një natë të zhurmshme dhe pa gjumë për shumë njerëz në qytet.
Sirenat vazhduan ndërsa agoi të martën, një alarm që supozohet se është për një kërcënim balistik, sipas Forcave Ajrore Ukrainase, raporton CNN.
Nga të plagosurit, më shumë se 40 janë dërguar në spitale, ka njoftuar kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, teksa janë dëmtuar rëndë edhe ndërtesa banimi dhe infrastruktura.
“Shpresojmë që të mos gjenden të vdekur nën rrënoja, por këtë nuk mund ta përjashtojmë. Numri i të vdekurve mund të rritet”, ka deklaruar ai.
Në prill, Rusia la lëshuar 70 raketa dhe 145 dronë drejt Ukrainës, duke synuar kryesisht kryeqytetin, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur 90 të tjerë.