KH “Vëllaznimi” në finale, sonte përballë KH “Zhegrës”

Mbrëmë në sallën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë është zhvilluar gjysmëfinalja e Play-Off-it për Ligën e Juniorëve në kuadër të Federatës së Hendbollit të Kosovës për sezonin 2020/21. Ekipi i Juniorëve të Vëllaznimit ka mposhtur Prishtinën me rezultat 45-28. Sonte klubi gjakovar do të luajë kundër KH Zhegrës në ndeshjen finale. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtëpërdrejt në tv Syri.

Read Previous

KV “Vëllaznimi” kampion i Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve

Read Next

Ymer Lota dhe Eno Rugova ndajnë me ne eksperiencat në sportin e notit dhe rëndësinë e tij