KGJK mirëpret miratimin e Koncept Dokumentit për Kodin e Procedurës Civile nga Qeveria

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mirëpritur miratimin e Koncept Dokumentit për Gjykatën Administrative dhe të Punës dhe Koncept Dokumentit për Kodin e Procedurës Civile nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, KGJK ka deklaruar se ky hap shënon një reformë drejt së cilës, qytetarët kanë qasje më të lehtë në shërbimet gjyqësore.

“Miratimi i këtyre dokumenteve, shënon një hap të rëndësishëm të Kosovës në rrugën e reformës institucionale dhe ligjore, për të ju garantuar qytetarëve të vendit qasje më të lehtë dhe më efikase në shërbimet gjyqësore. Miratimi i dy dokumenteve me rëndësi strategjike, rrjedhë nga nisma e përbashkët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Supreme, dhe është kontribut i përbashkët i të gjitha institucioneve të përfshira, duke i falënderuar në mënyrë të veçantë ekspertët dhe Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, i cili po e mbështetë këtë nismë të institucioneve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

/eo/

Read Previous

Mbi 40 raste me COVID-19 për dy javë në Kosovë : IKShPK apelon për kujdes

Read Next

Dorëheqja e policëve serbë, njohësit e sigurisë: Beogradi vazhdon të ushtroj presion ndaj serbëve në Kosovë