KFOR nis stërvitjet ushtarake në Aeroportin e Gjakovës

Forcat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO janë duke zhvilluar stërvitje operacionale të quajtura “Niveli Opreh ll” në Aeroportin e Gjakovës.

Në këtë ushtrim po marrin pjesë figura të larta udhëheqëse të kësaj trupe përfshirë komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Franco Federici si dhe komandanti i EUFOR nga Sarajeva, Gjeneral Alexander Platzer.

Në këto stërvitje që janë të rregullta çdo vit janë të përshirë misionet nga 12 shtete – përfshirë batalionet e KFOR-it italian, amerikan, anglez, shqiptar, austriak dhe pjesëtarë të KFOR-it nga vende tjera.

Stërvitjet do të përfshijë skenarë të kontrollit të turmës dhe trazirave, ushtrime të lirisë së lëvizjes dhe operacione të sigurisë që synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie.

Kujtojmë se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Rikthehen zërat e Dardanëve në “Fadil Vokrri”

Read Next

G20 diskuton sot për gjendjen me pandeminë dhe qasjen në vaksina