KFOR-i turk kryen patrullime në gjithë Kosovën, përfshirë edhe përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, po vazhdojnë patrullimet e rregullta në mbarë territorin e Kosovës, përfshirë edhe zonat përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

Këto patrullime, siç thuhet, po zhvillohen si gjatë ditës ashtu edhe natës, janë dëshmi e përkushtimit të pandërprerë të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në vend.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes – në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Misioni vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, shkruhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook. /Klankosova.tv/

Read Previous

Zgjedhja e mençur për fëmijën tuaj, instrument muzikor në vend të pajisjeve elektronike

Read Next

Microsoft ofron shërbime falas për të rritur sigurinë kibernetike të qeverive evropiane