KF “Vëllaznimi” ka nisur sezonin e ri të Ligës së Parë me një fitore të rëndësishme kundër FC “Mitrovicës”. Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Vëllaznimit, duke i dhënë skuadrës kuqezi një start të mbarë në garën për ngjitjen në Superligë.
Goli vendimtar u shënua nga Altin Vojvoda.
Ky gol i dha tre pikët e para Vëllaznimit dhe entuziazëm për vazhdimin e sezonit.
KF Vëllaznimi ka treguar se është e gatshme për të luftuar për vendin e parë, duke dëshmuar se përgatitjet dhe transferimet e verës kanë dhënë rezultate pozitive. Fitorja e sotme tregon vendosmërinë e skuadrës për të arritur objektivat e saj. /tvsyrivision/