KF “Vëllaznimi” këtë javë nis rrugëtimin në Ligën e Parë për sezonin 2024/25, me ndeshjen e parë që do ta zhvillojë si mysafir.
Të dielën, më 18 gusht 2024, ata do të përballen me KF “Mitrovicën” në Stadiumin Sintetik të Mitrovicës. Sfida do të fillojë në ora 17:00, duke shënuar hapjen e një sezoni të ri për ekipin nga Gjakova.
Ky takim është një mundësi e rëndësishme për Vëllaznimin që të fillojë sezonin me rezultat pozitiv, duke synuar një nisje të fuqishme në kampionat. Lojtarët dhe stafi janë të përgatitur për të dhënë maksimumin në këtë përballje të parë si mysafirë. /tvsyrivision/