KF “Vëllaznimi” barazon ndaj KF “Drenicës” në një ndeshje pa gola

KF “Vëllaznimi” dhe KF “Drenica” ndanë pikët në javën e dytë të Raiffeisen Ligës së Parë, pas një ndeshjeje që përfundoi pa gola në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Takimi, që u zhvillua sot në orën 16:00, nuk solli asnjëherë ndryshim në tabelën e rezultateve, megjithëse të dy ekipet patën disa raste të mira për të zhbllokuar rezultatin.

KF “Vëllaznimi”, pas fitores në javën e parë ndaj KF “Mitrovicës”, synonte të vazhdonte me një tjetër fitore, por nuk arriti të shfrytëzonte avantazhin e terrenit.

Ky barazim e vendos KF “Vëllaznimin” në pozitën e 3-të me katër pikë pas dy ndeshjeve të para të sezonit. /tvsyrivision/

Më poshtë tabela e plotë.

Read Previous

Mbi 21 mijë persona me leje qëndrimi në Shqipëri, prijnë qytetarët e Kosovës

Read Next

LDK në Deçan: S’ka asnjë veprim ndaj tre zyrtarëve të komunës të dënuar me burg dhe ndalim të ushtrimit të funksionit publik