Ligji për tu pajisur me lejen për posedim të armës së zjarrit është miratuar në gusht të vitit 2015, i cili rregullon të gjitha kushtet e nevojshme për tu pajisur me leje.
Komandanti i stacionit policor në Gjakovë major Milazim Lumi, ka treguar disa nga procedurat që duhet ndjekur sipas ligjit.
Ai gjithashtu tha se për posedim të armëve dhe përdorimin e tyre nga qytetarët duhet të kryhen edhe procedura të tjera, në të kundërten, bartja e tyre konsiderohet armëmbajtje pa leje dhe mund të gjobitet.
Në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, gjithashtu janë caktuar edhe dy ditë të javës për dhënien e certifikatës mjeksore për armë. Komisioni në këtë rast përbëhet nga 5 mjekë të cilët e bëjnë vlerësimin.
Dihet se Ministria e Punëve të Brendshme e mbikqyr pjesën teorike dhe praktike e cila bëhet në poligon. Instruktori i armëve të zjarrit, Albert Brahimi na tregoj punën që bën çdo ditë me personat e interesuar për pjesën praktike të përdorimit.
Përndryshe, qytetarët e komunës së Gjakovës janë të interesuar për tu pajisur me leje për armë të zjarrit, e këtë e konfirmuan edhe në poligon aty ku ushtrohet kjo veprimatari.
Ritheksojmë se çmimi i pajisjes me leje për posedim të armëve të zjarrit kushton rreth 350 euro, përfshirë këtu edhe trajnimet që duhet ndjekur dhe procedurat tjera.