Por përdorimi i i hudhrës me ujë është trajtimi më i lehtë që mund ta përgatisni në shumë pak kohë.
Hudhra është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinën shqiptare. Përveç se u jep gatimeve një shije të mrekullueshme, ajo ka dhe vlera të panumërta për shëndetin.
Por përdorimi i i hudhrës me ujë është trajtimi më i lehtë që mund ta përgatisni në shumë pak kohë.
Përbërësit:
Një thelbi hudhër
Një gotë me ujë (jo të mbushur plotë)
Përgatitja
Mjafton që hudhrën ta shtypni ose ta prisni në pjesë shumë të imta me ndihmën e thikës.
Hudhrën e grirë imët ta përzieni në një gotë me ujë e më pas ta pini.
Këtë kurë mund ta përdorni përreth 15 ditë duke e pirë esëll në mëngjes.
Për personat që vuajnë nga tension i ulët, nuk këshillohet që të përdoret.
Përfitime Të Tjera Që Vijnë Nga Përdorimi i Hudhrës
Përfitimet kryesore të hudhrës qëndrojnë tek aftësia për të parandaluar rënien e flokëve, përmirësuar shëndetin e lëkurës, forcuar sistemin imunitar, ulur tensionin e gjakut, rritur qarkullimin e gjakut, pastruar trupin, qetësuar frymëmarrjen dhe ndihmuar në rënien në peshë.
Konsumi i ujit të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, infeksionet dhe pezmatimin e saj.
Shumë njerëz përdorin ujin e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato.
Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer.
Vlerat e forta të hudhrës kundër baktereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve ndihmojnë për mbrojtjen e imunitetit.
Ajo është efikase në parandalimin dhe kurimin e tuberkulozit, azmës, bronshitit dhe kollës.
Efikasiteti i hudhrës është më i lartë nëse hahet e gjallë ose e pjekur në furrë.
Atë mund ta përdorni edhe në përgatitjen e pomadave të cilat përdoren në raste të të ftohurës.
Hudhrën mund ta përdorni edhe në rastet e dhimbjes së dhëmbit duke vendosur gjysmën e një thelbi hudhër mbi dhëmballë.
Kur ju dhemb veshi, mund të shtrydhni pak hudhër dhe të hidhni një ose dy pika në veshin që dhemb, shkruan “AgroWeb”.