Këto janë 10 shtetet që prodhojnë më së shumti naftë në botë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë dje vendim që t’i ndalin importet e naftës nga Rusia. Duket se një vendim i tillë ka qenë më i lehtë për Presidentin Joe Biden për faktin se vetëm 8 përqind nga importet e përgjithshme të naftës të SHBA’së janë nga Rusia. Një ndalesë e naftës ruse do të ishte e dhimbshme për Europën. Rusia mbulon rreth 40 përqind të nevojave europiane të gazit për ngrohje, energji elektrikë dhe përdorim industrial si dhe ¼ e  furnizimeve të Europës me naftë. Europianët kanë filluar ta zvogëlojnë këtë varësi nga rusët, por kjo do të marrë kohë.

Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Rusinë dhe Arabinë Saudite duke u bërë prodhuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar. Prodhuesit kryesorë të naftës në Shtetet e Bashkuara janë Alaska, Teksasi, Dakota e Veriut, Nju Meksiko dhe Oklahoma. Shtetet e Bashkuara aktualisht prodhojnë afërsisht 12,108,000 fuçi në ditë. Pason Rusia me 10,709,000 fuçi dhe më pas Arabia Saudite me 9,580,000 fuçi. /GazetaExpress/

Por cilat janë shtetet që prodhojnë më së shumti naftë në botë:

SHBA (12108)

Rusia (10835)

Arabia Saudite (9580)

Iraku (4620)

Kanadaja (4129)

Kina (3823)

Emiratet e Bashkuara Arabe (3068)

Kuvajti (2652)

Brazili (2604)

Irani (2213)

Read Previous

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

Read Next

Dërgimi i aeroplanëve polakë në Ukrainë, Kosova përmendet si opsion i mundshëm për dërgimin e tyre