Këtë vit do të restaurohet “Mejtepi Ruzhdije”

Viti 1941 shënon vitin e themelimit të Mejtepi Ruzhdije në komunën e Gjakovës, iniciativë kjo shumë e kërkuar e shumë e mirëpritur nga veprimtarët e kohës, dhe jo vetëm. Të paktë ishin intelektualët e Gjakovës asokohe, por vullneti ishte i madh që të krijonin një tempull dije që do t’i shërbente gjeneratave të tëra.

E momente të veçanta në këtë shkollë ka kaluar edhe Xhevat Koshi, ndër nxënësit e parë të kësaj shkolle, i cili kujton me krenari vitet e kaluara pranë kësaj vatre arsimi.

Për Koshin është shumë e rëndësishme që të ndërmirren masa që të rinovohet e mirëmbahet ky objekt kaq i vlefshëm për qytetin e Gjakovës, madje sa më parë, aq më mirë.

Edhe për kryetarin Gjini ky objekt është i një rëndësie të veçantë, prandaj padyshim se do të investojë që të rinovohet e ruhet  kjo pjesë e historisë sonë.

Kjo shkollë u hap në vitin 1941, për të shkolluar breza të tërë në gjuhën shqipe, e për të nisur veprimtarinë e shenjtë të të mësuarit shqip, që nuk u ndal më kurrë.

 

Read Previous

Ku dështoi Kosova në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19?

Read Next

OBSH ngre alarmin: Vala e re që po kalon Brazili është një tragjedi