Këta janë emrat e katër trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Conten te Interi

Antonio Conte pritet të largohet shumë shpejt nga drejtimi i Interit dhe mediat italiane tashmë kanë filluar të zbulojnë emrat e mundshëm që mund ta pasojnë atë.

Mediumi italian Gazzetta dello Sport ‘tronditi’ botën e futbollit në veçanti Italinë me lajmin për largimin e Contes.

Conte thuhet se nuk po gjen assesi ujdi me drejtuesit e klubit rreth politikave që do të ndjekin për sezonin e ri dhe kjo po e çon drejt një largimi të pashmangshëm.

Megjithatë, mediumi italian zbulon se kjo është e vështirë të imagjinohet që një menaxher me përvojë si Beppe Marotta, nuk e kishte marrë parasysh përfundimin e mundshëm të historisë dhe prandaj tani nuk ka një as në mëngë për të zëvendësuar Conten.

Katër emra potencialisht mund të vendosen krah për krah në stolin e Interit.

Emri i parë padyshim se është ai i Massimiliano Allegrit, të cilin drejtori i Interit e kishte kontaktuar tashmë vitin e kaluar. Është ndoshta i vetmi emër që do të lehtësonte pak zhgënjimin e madh të njerëzve të Interit, edhe sepse është gjithashtu në listën e dëshirave të Juves.

I dyti është Maurizio Sarri, por midis të panjohurave është ai i llojit të ekipit që Conte ka formuar dhe që nuk duket i përshtatshëm për idetë ‘Sarriane’.

I treti është Sinisa Mihajlovic, ish-lojtar dhe ndihmës-trajner i Nerazzurrëve, i kontaktuar shumë herë nga Interi, dhe shihet si njeri me grint dhe karakter të stilin Contian.

Në fund, i katërti dhe më i shkëputur është Simone Inzaghi, i cili sot mund t’i japë lamtumirën Lazios. /Telegrafi/

Read Previous

Ankesë e çuditshme, djali që mori vaksinën antiCOVID, po i “kapen” monedhat si me magnet

Read Next

Vitesse nënshkruan me mesfushorin shqiptar