Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare për Trashegimi kulturore në komunën e Gjakovës nuk u shënua asnjë aktivitet, si pasojë e gjendjes së pandemisë covid 19. Mirëpo në Muzeun Etnografik të Gjakovës vizitorët nuk munguan. Nën respektimin e masave anti covid, ata vizituan muzeun duke shprehur interesimin e tyre në lidhje me objektet e vjetra që posedon ky muze.
Ditët e trashegimisë kulturore dhe interesimi e qytetareve për ta pasuruar këtë muze nuk ka munguar asnjëherë, kështu është shprehur, Besmir Hasi, drejtor i muzeut etnografik në Gjakovë.
Vizitorët ndërkaq shprehen shumë të kënaqur dhe të entuziazmuar nga kjo vizitë.
Në vazhdën e objekte të trashëgimisë kulturore, ekipi i Syrit vizitoi edhe Muzeu i Muzikës në objektin e të cilit veqse kishin filluar punimet për restaurimin e tij.