Këshilltari i Zelenskyt zbulon motivin që çoi në sulmin e Ukrainës në territorin rus

Një ndihmës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se sulmet në Kursk të Rusisë janë të  nevojshme për të bindur Rusinë që të fillonte bisedimet “të drejta” për një zgjidhje paqeje.

Këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak tha se Kievit i duhej “të shkaktonte humbje të rëndësishme taktike ndaj Rusisë”.

“Në rajonin e Kurskut, ne mund të shohim qartë se si mjeti ushtarak po përdoret objektivisht për të bindur [Rusinë] të hyjë në një proces të drejtë negocimi,” shkroi ai në një postim në X (ish-Twitter).

Podolyak tha se Ukraina “nuk ishte e interesuar” në pushtimin e territorit rus dhe po zhvillonte një “luftë ekskluzivisht mbrojtëse”./Klankosova.tv

Read Previous

Policia me aksion në veri, konfiskohen armë dhe pajisje ushtarake që lidhen me rastin e Banjskës

Read Next

Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të ndjeshme të trafikut të pasagjerëve në Evropë