Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se do të votohet në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.
Kundër kësaj doli PDK, ku tha se kjo është e paprecedentë.
“Nuk mund ta kthejmë Kuvendin në cirk. Ne nuk marrim pjesë në një votim të tillë”, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Po ashtu, edhe LDK doli kundër ndërrimit të mënyrës së votimit. /Telegrafi/