Kërkohet që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

Council of Europe, Strasbourg

Themeluesi dhe kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus ka thënë se është momenti që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

Në një shkrim në Twitter, Knaus thekson se mbështetja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe nga Kosova duhet të shpërblehet me anëtarësim në KE.

“Është e çuditshme pozita e Kosovës jashtë Këshillit të Evropës. Kosova mbështet politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe. Do të ketë vota në BE për ta pranuar atë. Bëjeni tani. Vëreni në votim pranimin e Kosovës”, ka theksuar Knaus.

/Telegrafi/

Read Previous

Shqiptohen 198 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID

Read Next

​Ky është shteti që refuzon edhe propozimin e FIFA-së: Nuk duam fare të luajmë më Rusinë