Sot është mbajtur tryezë diskutimi mbi zbatimin e Planit Lokal të Veprimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2018-2021, në Gjakovë. Emrah Cërrmjani nga Roma in Action thotë se përkundër që është bërë një punë e mirë me këtë plan, ata kanë hasur në vështirësi në zbatimin e tij.
I pranishëm në takim ishte edhe Armend Behluli nga Zyra për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Gjakovës. Ai tha se është bërë punë e mirë në zbatimin e këtij plani e sidomos në ndërtimin e shtëpive për komunitetet. https://www.syri-vision.tv/
Përkrahja nuk do të mungojë nga Drejtoria për Shëndetësi, shtoi drejtoresha Afërdita Spahiu Shllaku e cila njoftoi të pranishmit mbi procesin e vaksinimit për komunitetet.
Më pas të pranishmit vazhduan diskutimin mbi sfidat dhe problemet që shqetësojnë komunitet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Nga këtu u tha se do të ketë bashkëpunim në të ardhmen për të ofruar zgjidhje për problemet që shqetësojnë këto komunitete.https://www.syri-vision.tv/