Kërkim-Shpëtimi Malor: Mos ndizni zjarre

Temperaturat tejet të larta po mbretërojnë në vendin tonë.

Për shkak të thatësisë, në shumë vende po shpërthejnë edhe zjarre nga pakujdesia e njeriut.

E për shkak të këtij rreziku, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor, iu ka bërë një kërkesë bjeshkatarëve.

ShKSHM-ja ka bërë thirrje “që të mos ndezin zjarre në male”.

“Ditëve në vijim nga shërbimet meteorologjike paralajmërohet se mbi vendin tonë do të mbretërojnë temperatura të larta. Andaj keni kujdes, dhe mos u bëni shkaktar i përhapjes së zjarreve në malet tona të bukura”.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka publikuar disa numra ku mund të thirrni nëse vëreni zjarre: 112, 192, 193./Klankosova.tv

Read Previous

Komuna e Gjakovës njofton për ankandin publik të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të parkingut

Read Next

Në PE nis iniciativa për t’i pezulluar Hungarisë të drejtën e votës