Kërcënohet me vrasje një person zyrtar në Gjakovë

Një zyrtar policor ka raportuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Rasti ka ndodhur në fshatin Meqë të Gjakovës.

Kërcënimet i erdhën nga një i dyshuar, i cili e ka marrë në telefon, e ka ofenduar, nënçmuar dhe kërcënuar me vrasje ndaj tij dhe familjes së tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gjakovën, Nysret Gjurkaj, ka thënë se i dyshuari është identifikuar por ende nuk është arrestuar.

Është kërcënuar një zyrtar policor përmes Whatssappit. I dyshuari është identifikuar mirëpo ende nuk është arrestuar“, ka thënë Gjurkaj.

Tv Syri do të ju mbajë të informuar për çdo të re nga ky rast.

Read Previous

Kërkohet paraburgim për pesë kamarierët që dyshohet se shpërndanin 2-euroshe false

Read Next

Raporti i spitalit “Isa Grezda”