Këmbimi valutor, ja me sa shiten e blihen euro dhe dollari

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Ajo blihet këtë të hënë 23 dhjetor , me 98 lekë dhe shitet me 98.6 lekë.

Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë, ku në tregun valutor blihet me 93.8 lekë dhe shitet me 95 lekë.

Paundi britanik qëndron në të njëjtat nivele, ku blihet me 117.7  lekë dhe shitet me 119 lekë.

Ndërkaq, franga zvicerane blihet me 104.7 lekë dhe shitet me 105.7 lekë. /Euronews.al/

Read Previous

Giorgia Meloni: Duhet mbrojtje më e fortë e kufijëve të BE-së

Read Next

”Financial Times”: Trump kërkon të largohet nga OBSH në ditët e para të administratës së re