Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë përmes rrjeteve sociale ka deklaruar se 44 përqind të faturës mujore zë ngrohja e ujit me bojler pa llogaritur këtu ngrohjen e ambienteve të brendshme. Për të ditur se si bëhet shpenzimi i energjisë sipas pajisjeve shtëpiake ne kemi kontaktuar drejtorin e shërbimeve për konsumator në KEDS, Sabri Tërnava, i cili ka thënë se ekspertët tanë na kanë ndihmuar t’i radhisim pajisjet shtëpiake që shpenzojnë më së shumti energji elektrike.
Sipas Tërnavës ndër paisjet që shpenzojnë energji janë edhe nxemsja elektrike me rrymë dhe pajisjet e kuzhinës për gatim.
Ai gjithashtu tha që meqë ndodhemi në kohën e krizës energjetike konsumatorët duhet të dinë të kursejnë duke shpenzuar energjinë gjatë orëve që llogaritën me tarifën e natës.
Tutje Tërnava ka shtuar se përllogaritjet nga ekspertët e fushës janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit vetëm të konsumatorëve shtëpiak.