KB “Ylli” ka mposhtur KB “Vëllaznimin” në kuadër të Superkupës së Kosovës

Ylli ka arritur të sigurojë biletën për gjysmëfinale të turneut të Superkupës së Kosovës në basketboll që nisi dje në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Të përzgjedhurit e Adis Beciragicit nuk kanë pasur probleme fare ndaj Vëllaznimit, derisa me dallimin e krijuar në pjesë të parë të ndeshjes, kanë mbajtur lojën nën kontroll edhe në pjesë të dytë për të fituar duelin dhe për ta eliminuar ekipin gjakovar me rezultat përfundimtar, Ylli 94-75 Vëllaznimi.

Henrik Sirko është treguar i jashtëzakonshëm në këtë ndeshje, duke shënuar 25 pikë, 8 kërcime e 7 asistime për të qenë enigmë e pazgjidhshme për ekipin gjakovar. 24 pikë ka shënuar edhe Chris Harris, duke shtuar në llogari edhe 8 kërcime, ndërsa Valon Bunjaku luajti me 11 pikë, 6 asistime e 6 kërcime.

Damonte Dodd me 12 pikë, 12 kërcime e 5 asistime nuk mjaftoi për të bërë më shumë Vëllaznimi.

Ylli në gjysmëfinale pret fituesin e duelit Prishtina-Prizreni, ndërsa Vëllaznimi eliminohet nga turneu i Superkupës së Kosovës.

Read Previous

Edhe sot vazhdojnë bllokadat e transportuesve privatë në Shkup

Read Next

Fëmijët shqiptarë përballen me racizëm në Britani, ambasadori: Jepini fund fushatës së diskriminimit