KB Ylli fiton ndaj KB Pejës në mënyrë dramatike

Golden Eagle Ylli triumfoi në mënyrë dramatike përballë Pejës me rezultat 104-107, në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale në play off-in e Superligës së Kosovës në basketboll.

Me këtë rast, “Xehtarët” e ngushtuan serinë e fitoreve të Pejës në 2-1.

Ndeshja dhe atmosfera ishte shumë e zjarrtë, bile deri në fund të takimit nuk dihej se kush ishte fituesi.

Mysafirët e nisën shumë më mirë sfidën duke e mbyllur çerekun e parë në epërsi prej nëntë pikëve, 25-14 rezultati. Në 10 minutëshin e dytë pejanët u rikthyen fuqishëm dhe arritën ta zbusin epërsinë deri në një, 42-43.

Pjesën e dytë e nisi mirë mirë kampioni në fuqi. Çerekun e tretë suharekasit e fituan me shifrat 29-19.

Ndërsa, çereku më dramatik ishte ai i fundit. “Shqiponjat” dhe “Xehtarët” luftuan fuqishëm deri në sekondin e fundit të ndeshjës.

Pavarësisht që 10 minutëshin e fundit e fitoi Peja, kjo nuk i mjaftoi për fitore pasi ishte e vështirë të thyhet epërsia e lartë që e kishte krijuar ekipi mysafir.

Më i dalluari në ndeshje ishte i sapo kthyeri nga lëndimi, Hernik Sirko i cili shënoi 22 pikë, 10 kërcime e 2 asistime, ndërsa për ekipin humbës Jalen Tate ishte më i miri me 23 pikë, 2 kërcime e 4 asistime.

Beteja e katërt gjysmëfinale ndërmjet Pejës dhe Yllit zhvillohet të shtunen në Suharekë nga ora 20:30.

/KlanKosova/

Read Previous

Amerika zoton 325 milionë të tjera për Ukrainën

Read Next

Shqipëria mund të përjetojë një verë me vapë ekstreme