Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka vazhduar të përforcohet me basketbollistë të rinj për t’i arritut synimet që klubi ka për stinorin 2023/2024.
Në një postim në rrjete sociale KB Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Joshua Nurse, i cili aktivizohet në pozitat 4/5.
25 vjeçari i gjatë 207 cm vjen nga Bundesliga e Austrisë ku së fundmi luajti për BK Kolesterneuburg. Në 32 ndeshje ai ishte pjesë e skuadrës drejt arritjes së synimeve ekipore.
Nurse më parë ka qenë pjesë edhe e Kozuvin dhe Dinamo Tbilisin, ku në Gjeorgji ishte prej lojtarëve më të dalluar mesatare prej 10.8 pikë, 12.2 kërcimeve, 1.7 asistimesh dhe 0.8 bllokadash.
/TVSYRI/