KB “Vëllaznimi” njofton rikthimin e Arbër Sinanit në skuadër

KB “Vëllaznimi” ka rikthyer në skuadër Arbër Sinanin për edicionin e ri të Superligës.

Arbër Sinani, 23 vjeç, e nisi karrierën e tij në Superligë me Feronikelin dhe e vazhdoi me Prishtinën, Vëllaznimin, PC Prizrenin dhe tani rikthehet te KB “Vëllaznimi.

Komunikata e plotë e KB “Vëllaznimit”:

Arbër Sinani përsëri kuqezi! 🔴⚫️

Të dashur tifozë, me kënaqësi ju njoftojmë për rikthimin e Arbër Sinanit në skuadrën tonë për edicionin e ri! 📝

Edhe pse 23 vjeçar, ky është edicioni i pestë me radhë i tij në Superligë, ku e kishte filluar me Feronikelin, për të vazhduar me Prishtinën, Vëllaznimin, PC Prizrenin dhe tash do jetë përsëri tek ne. Ai ka përvojë edhe me Përfaqësuesen e Kosovës. 🇽🇰

Arbëri ka bërë përvojë të konsiderueshme në parket dhe sigurisht që kjo do jetë forcë shtesë për të dhe ne, që së bashku ti kalojmë sfidat që kemi përpara. 🔋

#Vëllaznimi #ArbërSinani #Superliga #KuqEZi

Read Previous

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë

Read Next

Republikanët thonë se Biden ka kryer vepra të papranueshme