KB Vëllaznimi gjobitet me 400 euro

Pas mbylljes së xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në basketboll, në Informatorin Nr. 27 të Federatës janë bërë të ditura se ndeshjet janë regjistruar me rezultatet e arritura në fushë, ndërsa janë publikuar gjithashtu edhe dënimet për gabimet e lojtarëve, trajnerëve, si dhe shkeljet e klubeve që janë dënuar sipas PG-së.

Kështu, dënimin më të madh nga klubet e ka marrë kampioni aktual i Superligës, Ylli, i cili është dënuar për shkelje të Nenit 50.8 me 600 euro. KB Vëllaznimi është gjobitur me 400 euro, për shkelje të Nenit 48.6.

Neni 50.8 i PG-së dënon për: Përjashtimi i personave zyrtarë që nuk janë në listë paraqitëse – dënimi 600 euro.
Te vërejtjet tjera, në raport për ndeshjen Ylli-Trepça është shënuar: udhëheqësi teknik i Yllit është përjashtuar nga banka për shkak të protestimeve të vazhdueshme dhe fyerje ndaj gjyqtarëve.

Neni 48.6 i PG-së dënon për: Shërbim i dobët i kujdestarisë – dënimi 400 euro. Ndërsa te sjellja e shikuesve në raport është shënuar: Fer dhe korrekt, përveç 3-sekonda para fundit të ndedshjes, disa simpatizues cenuan fushën e lojës, u futën aty, pa qëllim sulmi ndaj mysafirëve.

Nga dënimet tjera janë kryesisht për lojtarë dhe trajnerë, të gjitha këto për gabime teknike, josportive dhe diskualifikuese:

Jalen Tate, Peja – 100 euro; Altin Morina, Bashkimi – 200 euro; Gëzim Morina, Ylli – 50 euro; Mikaile Tmusic, Trepça – 50 euro; Erjon Kastrati, Trepça – 50 euro; Urim Zenelaj, Prizreni – 50 euro; Adis Beciragic, Ylli – 200 euro.

/TopSporti/

Read Previous

Vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot, për shkak të punimeve dhe sigurisë së sistemit energjetik

Read Next

MPB thotë se nga java tjetër do të furnizohen me material shtesë për dokumentet personale