KB Prishtina zyrtarizon afrimin e Henrik Širko

Henrik Sirko është larguar nga Ylli ditë më parë dhe tanimë është zyrtarizuar te skuadra e re.

Basketbollisti kroat është zyrtarisht një lojtar i ri i KB Prishtinës me skuadrën kryeqytetase që ka zyrtarizuar afrimin e tij.

Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e kroatit, por që nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës mes palëve.

Sirko largohet nga Ylli pas dy viteve e gjysmë te skuadra nga Suhareka.

30-vjeçari më parë ka bartur fanellen e Pejës, derisa Prishtina është skuadra e tij e tretë në Kosovë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Rohde: Obligimi i Kosovës është themelimi i Asociacionit

Read Next

Bislimi: Qeveria nuk ka garantuar se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive, Kushtetuesja vendos