Mbrëmë klubi i basketbollit “Gjakova e re” e ka zhvilluar ndeshjen e parë finale të konferencës perëndimore kundër klubit të basketbollit “Megasport” në kuadër të play-offit të Ligës së Dytë të basketbollit kosovar.
Skuadra nga Gjakova arriti fitore me rezultatin 82 – 62, fitore kjo shumë e rëndësishmë për fazën e playoffit përmes së cilës kjo skuadër synon ngritjen në Ligën e Parë të Basketbollit të Kosovës.
Trajneri i këtij klubi, Dorant Hana, na tha që pavarësisht disa sfidave me stërvitje ecuria e klubit ka qenë e mirë.
Sipas trajnerit Hana, kjo ecuri e mbarë ka ndikuar që basketbollistët të jenë të motivuar për fazën e PlayOff-it.
Edhe basketbollisti, Rron Dahsyla, që në këtë ndeshje shënoi 28 pikë, duke qenë basketbollisti më efikas, tha që qëllimi i tyre kryesor është ngjitja në Ligën e Parë.
Ndër të tjera theksojmë që klubi “Gjakova e Re” është pjesë e Ligës së Dytë të Basketbollit në divisionin e Perëndimit, ku në 8 ndeshje të zhvilluara gjatë sezonit të rregullt ka arritur 7 fitore dhe një humbje.