Kazermat e FSK-së mbushen me vizitorë për “Ditën e Forcës”

Foto: Bujar Terstena (Radio Evropa e Lirë)

“Dita e Forcës” nxori ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pajisjet e tyre në oborret e kazermave për vizitorët e shumtë. Qytetarë, por edhe nxënës shkollash e fëmijë kopshtesh që kishin ardhur në mënyrë të organizuar, patën mundësinë të shihnin nga afër ushtarët e FSK-së dhe pajisjet e tyre nëpër të gjitha kazermat në Kosovë. Më 27 nëntor në Kosovë shënohet “Dita e Forcës”, që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). /Radio Evropa e Lirë/

Më poshtë disa fotografi nga kjo ngjarje:

Në Kosovë më 27 nëntor shënohet "Dita e Forcës", që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).   
Në Kosovë më 27 nëntor shënohet “Dita e Forcës”, që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). 

 
Forca e Sigurisë e Kosovës, me rastin e "Ditës së Forcës", më 27 nëntor ka hapur dyert për vizitorët.
Forca e Sigurisë e Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës”, më 27 nëntor ka hapur dyert për vizitorët.
Vizitorët më të shumtë janë fëmijë të kopshteve dhe nxënës të shkollave të Kosovës.
Vizitorët më të shumtë janë fëmijë të kopshteve dhe nxënës të shkollave të Kosovës.
Një fëmijë i veshur me veshje kombëtare duke përshëndetur një pjesëtar të FSK-së në kazermën "Adem Jashari".
Një fëmijë i veshur me veshje kombëtare duke përshëndetur një pjesëtar të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”.

Read Previous

Publikohet orari i xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll

Read Next

PSG, Marquinhos: Me Bayern-in na dëmtoi arbitri si në Dortmund vitin e kaluar